KHG sulmon Ueb faqen e qeverisë së Serbisë

Ueb faqja zyrtare e qeverisë së Serbisë, në krye të së cilës së shpejti pritet të vijë ish-kryetari i Serbisë, Boris Tadiç, është sulmuar nga grupi shumë i njohur i hakerëve shqiptarë, Kosova Hackers Group.

Kosova Hackers Group, tash e një kohë nuk ka kryer ndonjë sulm, por tani është rikthyer me një goditje të fortë ndaj ueb faqes zyrtare të qeverisë serbe.

Nëse vizitohet që tani kjo faqe, kur edhe po shkruhet ky lajm, atëherë mund të shihet logoja e KHG-së, emrat e anëtarëve të KHG-së që e kanë sulmuar, porosia e lënë nga sulmuesit dhe një frazë tjetër për një ish-anëtar të KHG-së, i cili ka ndërruar jetë në një ndeshje në komunikacion.

Në pjesën e sipërme të faqes shihen emrat e sulmuesve që kanë marrë pjesë, të cilët janë boom3rang, H!tm@N dhe cHs, ndërsa nën të shihet e shkruar me të bardha në gjuhën angleze Misioni përfundoi 100%!!!

Pjesa qendrore dhe ajo më e madhja e faqes është e mbushur me logon e grupit, e cila me dhjetëra apo edhe mbase më shumë herë është parë në Ueb faqet serbe, kur janë sulmuar nga ky grup, e cila ka zënë pjesën më të madhe të faqes. Edhe nën logo janë shënuar emrat e hakerëve pjesëmarrës në këtë sulm.

Në fund të faqes është shkruar porosia në gjuhën angleze: Ne nuk jemi të lejuar ta përdorim flamurin e Kosovës por ju mund të na gjeni në Londra 2012 & ESC 2012 në Kuq&Zi. Jetë të gjatë Shqipërisë së Madhe. Pjesa nuk jemi të lejuar ta përdorim flamurin e Kosovës nënkupton refuzimin e pjesëmarrjes së xhudistes nga Kosova, Majlinda Kelmendi, e cila e ka vendin e pestë në botë, që ta përfaqësojë Kosovën në lojërat olimpike verore Londra 2012, por ajo është zgjedhur në listën e përfaqësuesve të shtetit shqiptar. Pjesa ESC 2012 nënkupton pjesëmarrjen e Rona Nishliut në festivalin evropian të këngës, Eurovision që u zhvillua në Azerbejxhan, e cila përfaqësoi Shqipërinë dhe zuri vendin e pestë.

Në fund është shkruar pjesa RIP – redc00de, i cili në vitin 2005 kishte humbur jetën në një aksident në komunikacion.

(Source: pcworld.al)

Albanians Hack Serbian Websites: War Over Kosovo Goes Online?

After the ICJ’s ruling on Kosovo independence, the Albanian hackers have intensified the attacks on the official websites of the Serbian government and its ministries, the government’s spokesperson Milivoje Mihajlovic said to daily Blic.

So far the attacks didn’t cause any serious damage, but there is a fear they could provoke the Serbian hackers to do the same, and the non-stop attacks from both sides won’t bring good to anyone, Mihajlovic said. Usually, the hackers attempt to get access to the targeted website simultaneously from numerous IP addresses from all over the world. One of the latest attacks was on the website of the Serbian Ministry of Work and Social Policy, when one sub-site was shut down.

The Serbian authorities suspect that the Albanian hackers are behind constant attacks on the Serbia’s state institutions’ websites, which have been especially intensified during the last week – after the ICJ’s ruling on Kosovo.

“Those attacks are rather harmless with regard to the security. There is no sensitive information behind the attacked websites, which could cause problems in the institutions’ functioning. The hackers are probably aiming at getting some attention,” Slobodan Markovic from the Centre for Internet Development said.

This is not the first time the dispute over Kosovo is being transformed in an “online war”.

Earlier this month, the Albanian hackers gained the access to the website of the Serbian national television – RTS and uploaded headlines and bylines related to Kosovo such as “Kosovo is independent” and “Republic of Kosovo”. The RTS management stated its technicians managed to “unblock” the site within the five minutes after the attack.

(Source: allvoices.com)

EKSLUZIVE - Pjesëtarët e Kosova Hackers Group (KHG) flasin për luftën virtuale

Pjesëtarët e Kosova Hackers Group(KHG) flasin për luftën virtuale dhe shfaqin ndjenjat e tyre.

Kur shpërtheu lufta e vërtetë, lufta e armatosur, lufta çlirimtare e viteve ’98-’99, djemtë që tani përbëjnë Grupin e Hakerëve të Kosovës(Kosova Hackers Group-KHG), ishin ende fëmijë. Nuk mund të luftonin edhe po të donin.

Tash, të rritur e në moshën e tyre më të mirë, inteligjentë e modernë, përveç punëve që bëjnë, i kanë vënë vetes një mision shtesë-mbrojtjen vullnetare të ueb-faqeve zyrtare kosovare dhe interesit kombëtar shqiptar nga sulmet e mundshme të hakerëve serbë, por edhe individëve dhe organizatave tjera, kushdo që të jenë.

Njohës të mirë të shkencave kompjuterike dhe informatikës, të shpërndarë nëpër vende të ndryshme, kanë bashkuar forcat mendore për t’i dalë zot atdheut elektronik. Vazhdojnë ta ruajnë traditën e luftërave shqiptare-nuk kanë sulmuar dhe nuk sulmojnë kurrë të parët dhe pa arsye. Vetëm mbrohen dhe kthejnë goditjet. Kundërsulmojnë.

Për gazetën “Tung” lirshëm dhe rrjedhshëm tregojnë sukseset e “betejave”.

Tung: Lufta e armatosur me Serbinë duket se ka përfunduar, por lufta virtuale vazhdon. Ju po mbroni vullnetarisht ueb-atdheun tonë. Sa është vështirë?

KHG: Po e vërtetë është që lufta e armatosur ka përfunduar, kurse lufta virtuale ka vazhduar edhe me tej mes nesh dhe hakerëve serbë, luftë e cila zhvillohet me njohuri në fushën e informatikës dhe ueb hapësirës në internet.

Fakt është që ne vullnetarisht po mbrojmë faqet shqiptare, respektivisht faqet e institucioneve. Veprojmë në mënyrë që të parandalojmë këto sulme dhe mundohemi të mendojmë sikur serbët. Pasi kështu parandalojmë më shumë sulme ndaj faqeve shqiptare, që dëmet të jenë minimale.

Këtë e kemi bërë për të ngritur sigurinë e faqeve shqiptare në nivel më të lartë dhe sigurisht që kjo është një punë e lodhshme.

Duhet cekur se ne veprojmë sipas ndjenjave tona patriotike dhe  dashurisë së madhe që kemi ndaj popullit tonë shqiptar, të vuajtur me shekuj. Ky është një motiv që ngrit edhe me shumë moralin tonë, përpos njohurive që kemi.

Tung: Jeni njëfarëlloj UÇK-je virtuale. Tashmë njihni metodat sulmuese të hakerëve serbë. Sipas jush cili nga këta dy popuj është më i dijshëm në fushat e shkencave kompjuterike?

KHG: Një vlerësim të këtillë nuk mund ta japim dhe nuk mundemi të vlerësojmë në përgjithësi se cili nga këta dy popuj është më i dijshëm në këtë fushë,  nëse mendoni për fushën e  informatikës, por nëse e keni fjalën për sulmet në aspektin e botës së hackingut, këtë mundemi të e vërtetojmë që shqiptarët(KHG) e zënë vendin e parë dhe janë shumë më përpara se serbët.

Tung: Përpara luftohej me armë e nëpër istikame. Po lufta juaj si bëhet?

KHG: Lufta jonë bëhet me anë të njohurive në fushën e infomatikës dhe bazohet në mbrojtje, respektivisht në sulme. Domethënë sulmojmë, ose godasim atëherë kur është e nevojshme, por asnjëherë nuk jemi ne të parët që nisim luftën. Gjithmonë kemi sulmuar si kundërpërgjigje ndaj hakerëve serbë dhe si rezultat i kësaj institucionet serbe kanë pësuar dëme të mëdha. Nuk do të thotë që nuk sulmojmë edhe për gjëra tjera, sulmojmë po ashtu edhe për të shprehur ndonjë pakënaqësi, ose mospajtim me ndonjë çështje, atëherë kur ne të vlerësojmë se këto dëmtojnë interesat shqiptare ose gjendjen tonë si komb.

Tung: Shpesh paralajmëroni institucionet se ndonjëra nga faqet zyrtare mund të sulmohet. Cilat janë parashenjat se një faqe e caktuar mund të jetë cak i sulmeve, si mund të mbrohet ajo dhe a mund të parandalohen sulmet?

KHG: Parashenjat që ndonjë faqe mund të sulmohet janë të thjeshta, për shembull, nëse serbët zbulojnë një vrimë në ndonjë prej faqeve të institucioneve, të njëjtën dhe do e sulmojnë. Tani, ne pasi ta shohim që është sulmuar një faqe institucioni do bëjmë një ndërhyrje dhe do zbulojmë se në çfarë mënyre kanë arritur ta bëjnë-sulmojnë(deface) faqen. Pasi ta zbulojmë këtë, do e njoftojmë firmën që ka zhvilluar këto faqe dhe do u tregojmë ku i kanë lëshimet, në mënyrë që edhe faqet tjera me të njëjtin skript (cms) mos të bien pre e këtyre sulmeve. Nëse këta persona nuk do marrin ndonjë hap për të parandaluar sulmet, atëherë ne do detyrohemi, personalisht të vendosim mesazhe paralajmëruese për sulme të mundshme nga ana e serbëve në ato faqe, siç e bëmë këtë edhe në faqen e kryeministrit të Kosovës.

Tung: Hakerët kudo nëpër botë ndiqen edhe ligjërisht, prandaj ju zyrtarisht jeni të padukshëm. A ndiheni ndonjëherë si ueb-engjëj mbrojtës të shtetit?

KHG: Jo nuk ndihemi si ueb-engjëj, por kryejmë punën aq sa kemi mundësi dhe kohë. Kur sulmohen faqet shqiptare ndihemi të lënduar, dhe shumë të revoltuar, sepse uebmasterët e tyre nuk ndërmarrin masat e duhura për të siguruar faqet, edhe pse paraprakisht kanë marrë ndonjë paralajmërim nga ne(KHG).

Hakerët ndiqen ligjërisht, kjo është e vërtetë dhe këtë e kemi parasysh çdoherë kur bëjmë ndonjë sulm ndaj faqeve ose serverëve serbë.

Prandaj po vendosëm të sulmojmë faqet serbe, do marrim punën me seriozitet, dhe do mbrohemi maksimalisht. Këtë e bëjmë sepse na ka ndodhur në të kaluarën të kemi probleme me organet policore.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni ende janë të hapura disa raste dhe kërkohemi nga autoritetet e këtyre shteteve për zbulimin dhe zbardhjen e tyre.

Tung: Jeni njerëz me identitet të dyfishtë si shumë heronj filmash e stripash, duke qenë se njihni mirë teknologjinë informative, sa jeni futur në sistem, sa keni mundur të jeni pjesë e rrjeteve shtetërore kompjuterike?

KHG: Ashtu edhe siç veprojnë shumë heronj filmash e stripash duke mbrojtur të mirët dhe shkatërruar të këqinjtë, ashtu veprojmë dhe ne, duke mbrojtur rrjetet shtetërore shqiptare dhe duke shkatërruar ato serbe. Siç dihet këta heronj gjithmonë arrijnë atë çfarë deshirojnë dhe kjo nënkupton që nuk e kanë fare problem të jenë pjesë e rrjeteve shtetërore kompjuterike e të mirëve ose edhe e të këqinjve.

Tung: Jeni të rinj, modernë, të informuar për të rejat. E bëni luftën tuaj nga karrigia e kompjuterit. A “vrisni” butësisht(killing softly) dhe a i thoni vetes kur keni sukses: “My name is Bond. James Bond?”

KHG: Te ne nuk dallon nëse “vrasim” butësisht ose në ndonjë mënyrë tjetër. Thjesht, mundohemi ta kryejmë punën me sukses, të mos na mbetet ndonjë gjurmë pas nesh. Kuptohet, mundohemi të jemi si “vrasës” profesionistë, duke maskuar gjurmët tona. Pas sukseseve nuk bëjmë diç të tillë si: “My name is ….”. E kryejmë punën tonë dhe vazhdojmë më tutje, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Tung: Kur ndizet më shumë lufta virtuale me serbët dhe sa zgjat paqja me ta?

KHG: Lufta ndizet më shumë kur afrohet ndonjë festë e rëndësishme shtetërore. Për shembull kishim përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, kur hakerët serbë filluan të sulmojnë faqet shqiptare, por nuk kishin mundësi të bënin shumë, sepse ne paraprakisht kishim marrë lajme se po përgatiten sulme nga ana e tyre dhe arritëm të mbrojmë shumë faqe shqiptare dhe si kundërsulm ju uruam atyre përvjetorin e pavarësisë në disa faqe të rëndësishme serbe.

Paqe me ta nuk kemi që nga viti 2008 kur ishim dakorduar të ndalojmë sulmet të dyja palët, por ishin po ata serbët që filluan persëri të sulmojnë dhe nga atëherë nuk ekziston ndonjë armëpushim me ta në këtë sferë.

Tung: Cilat janë fjalët më të shpeshta e më të dashura që shkruani kur theni ueb-faqet e rëndësishme serbe?

KHG: Fjalët më të rëndësishme kur thyejmë ueb faqet e institucioneve serbe, janë të shumta, por kryesore është ajo që çdoherë ua cekim se Kosova është e Pavarur. Kur thyejmë faqet e institucioneve serbe, gjithashtu vendosim logon tonë, me të cilën simbolikisht dallohemi nga grupet tjera, logo të cilën tashmë pothuajse çdo serb ka arritur ta njohë, dhe e cila  është bërë tmerr per uebmasterët sllavë. Në logon tonë mbretërojnë ngjyrat kuq e zi, në njërën anë është harta e Shqipërisë Etnike, kurse në tjetrën anë një pjesë e shqiponjës. Ne gjithmonë shkruajmë edhe nofkat tona personale, për t’ua bërë me dije se nga kush janë sulmuar (boom3rang – H!tm@N – KHG – cHs dhe nofkën e të ndjerit redc00de).

Tung: Cilat janë sukseset tuaja më të mëdha dhe a do të përfundojë ndonjëherë kjo luftë?

KHG: Sukseset më të mëdha të KHG-së janë shumë, pothuajse tetëdhjetë për qind të faqeve institucionale serbe janë sulmuar nga ne. Do i cekim vetëm disa nga ato: Faqja e Parlamentit të Serbisë, e Ministrisë së Financave, e Ministrisë së Vetëqeverisjes, e Ministrisë së Shëndetësisë, e Ministrisë së Mbrojtjes,  e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës, e Ministrisë së.Sportit, etj. Kemi thyer edhe faqet e ushtrisë,  faqen e Boris Tadiqit, pastaj faqen e aerodromit të Serbisë, atë të televizionit më të madh të tyre B92 dhe shumë faqe tjera të rëndësishme serbe, duke u nisur nga personalitet e njohura e deri te  uebfaqet e firmave serbe dhe portaleve më të njohura në Serbi.

Tung: Nëse veproni nga vende të ndryshme, a mblidheni ndonjëherë live për t’u parë dhe për t’u njohur me njëri-tjetrin?

KHG: Po veprojmë nga vende te ndryshme, dhe së paku një ose dy herë në vit takohemi për të biseduar edhe live. Edhe pse shumica prej nesh jemi të punësuar dhe kemi obligime të shumta, do e gjejmë gjithmonë kohën e nevojshme për t’u takuar së paku një herë në vit, mos më shumë.

Tung: A ka femra në mesin tuaj, ndonjë shotegalicë uebsërfiste?

KHG: Jo femra nuk kemi në mesin tonë, por nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të inkuadrojmë ndonjë shotegalicë, sigurisht nëse i plotëson kushtet e nevojshme dhe ka njohuri të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e grupit tonë.

(Source: tung.ch)

Emision televiziv nga agjensia e lajmeve B92.

(Source: b92.net)

The online war between Kosovo and Serbia

A group called Kosovo Hackers Group (KHG) has fired the latest volley in a hacker versus hacker war involving the presidential Web sites of Serbia and Kosovo.

The latest attack targeted the Web site of Serbian President Boris Tadic on March 2nd. The KHG said it was in response to the hacking of Kosovo President Fatmir Sejdiu’s Web site on March 1st. A group calling itself “Serbian Hackers” claimed responsibility for defacing the Kosovo president’s Web site with the words “Kosovo is Serbia.”

Kosovo hackers retaliated by putting the Albanian flag on the Serbian President Web page.

A KHG member who declined to reveal his identity, told KIJAC NewsNet that he and his friends will seek revenge against their Serbian rivals every time “they touch Kosovo institutions.”

The KHG member added that his group will not initiate attacks on Serbian Web sites because they want to be “responsible.”

Xhavit Beqiri, a spokesmen for the Kosovo President Office, didn’t comment on the KHG attack on the Serbian President’s Web pages. He said those “are not cases which the Office of the President should care about.”

Beqiri said they have already taken steps to strengthen the online security of the Kosovo president’s Web site. He said Web site provider IPKO has given assurances that “security will be higher” on the Kosovo president’s Web site. “For three years we didn’t have problems. This was the first time our Web site suffered this kind of attack,” said Beqiri in a statement to  KIJAC NewsNet.

Arian Mullarama, an online expert who works for the interactive agency Frakton, said the Web pages of all Kosovo Institutions are insecure. He said the hacking war can only be stopped by strengthening online security.

I hope that responsible companies will strengthen their focus in those important pages, with the aim to save them from being attacked from irresponsible individuals, said Mullarama.

With similar cases of online attacks becoming more frequent in recent years, Mullarama said  the most effective way to stop the online battles is for companies and institutions to invest more in online security for their Web pages.

(Source: kijacnews.net)

Shtohet siguria në ueb-faqet zyrtare

Pas sulmit të fundit të ueb faqes zyrtare të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, zyra e presidencës thotë se ka marrë premtime nga kompania mbikëqyrëse për shtim të sigurisë së faqes.

“Deri tash kurrë nuk kemi pasur probleme. Kjo ka qenë hera e parë që ndodh një sulm i tillë”, ka thënë për Telegrafin, Xhavit Beqiri, këshilltar për media dhe zëdhënës i zyrës së presidentit Sejdiu. “Kemi biseduar me kompaninë IPKO dhe kemi marrë premtime se pas këtij sulmi të ueb-faqes tonë masat e sigurisë do të jenë më të shtuara”.

Një ditë pasi u sulmua faqja zyrtare e Presidentit të Kosovës ku u vendos stema serbe dhe mbishkrimi ‘Kosova është Serbi’, grupi i hakerëve të Kosovës që prezantohet me emrin KHG, u ‘hakmor’ duke sulmuar ueb-faqen e presidentit serb Boris Tadic.

KHG bën të ditur se ata do të vazhdojnë t’ju kundërpërgjigjen rivalëve serb sa here që ata të sulmojnë faqet zyrtare të Kosovës.

“Hakmarrja është një dok i vjetër i shqiptarëve dhe në këtë drejtim ne kemi vendosur të shkojmë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit”, ka thënë për Telegrafin me kusht anonimiteti një prej anëtarëve të KHG.

“Mbrojtja që ne ofrojmë bëhet edhe me paralajmërimin e Administratorëve të ueb-faqeve shqiptare dhe ndihmat që ne ofrojnë në riparimin e të ashtuquajturave ‘biruca’ (eng. Bugs)”.

(Source: telegrafi.com)

Hakerët kosovarë pushtojnë ueb-faqen e Tadicit

kosova

Një grup hakerësh kosovarë, kanë sulmuar faqen e presidentit të Serbisë, Boris Tadic, www.boristadic.org, si shenjë hakmarrje ndaj sulmit të së hënës ndaj faqes zyrtare të presidentit të Republikës së Kosovës nga disa hekerë serbë.

“Pasi që hakerët serbë kane sulmuar web-faqen e presidentit tonë, na ka ardhur shumë rëndë kjo, dhe për këtë arsye ne si hakerë shqiptarë ua kemi kthyer këtë gjë duke hakeruar web-faqen zyrtare të presidentit serb Boris Tadic”, thuhet në e-mailin e dërguar në redaksi nga ky grup i hakerësh kosovarë.

Ky grup po ashtu pretendon se ka depërtuar deri te ueb-faqet e ministrive të tjera serbe, si dhe pohojnë se kanë në zotërim domainat serbë të bankave etj.

(Source: telegrafi.com)

Kosovo Hackers Deface 15 Serbian Websites

kosova hackers group

A group of hackers from Kosovo defaced 15 Serbian websites on Tuesday night, including those of high profile firms, government departments and museums.

The hackers, known as Kosova Hackers Group, posted the same, Albanian double-headed eagle and message on each website. The targets included the Serbian Ministry of Defence.

Many of the websites remain inaccessible, although the hackers’ message has disappeared.

Their message reads: “Hello Serbs, now wonder why you see it on this particular page?? We do it because we can and we will continue to do so.

“Now the fact is that we are p*ssed off at both you and EULEX [for] sign[ing] agreements which do not concern you.”

“Our final word is that we honor all families who lost someone in the war against you. We want justice and we want our missing people back.”

The group also hacked into the website of EULEX, the European rule of law mission in Kosovo, last month in protest against plans to sign a policing protocol with Serbia’s interior ministry.

(Source: old.balkaninsight.com)

Vazhdon beteja virtuale kundrejtë Serbisë

Hakerët nga Kosova, përkatësisht grupi KHG (Kosova Hackers Group) po vazhdojnë luftën e tyre virtuale kundrejt Serbisë dhe këtë e konfirmon sulmi më i fundit i bërë prej tyre kundrejt disa ueb faqeve të internetit të cilat u takojnë institucioneve kryesore të Serbisë.

Sulmi ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 17:00, gjatë së cilit sulm grupi e ka quajtur vetën “Albanian Hackers” dhe ka vendosur në këto faqe një imazh me shqiponjë dhe mbishkrimin “United States of Albania”
Me këtë rast KGH që u identifikua me emërtimin “Albanian Hackers”, kanë shkruar në këto ueb faqe revoltën e tyre ndaj nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

Shkrimi vazhdon më tej me tekstin se thyerjen e ueb faqeve “mund ta bëjnë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë. Më tej shkruan se nuk do të harrojnë kurr atë që i kanë bërë popullit shqiptar, me ç’rast keni dëbuar mbi 1 milion dhe keni vrarë mbi 14.000 njerëz dhe keni dhunuar mbi 20000 femra”.”Fjalia jonë përfundimtare është nderimi i të gjitha familjeve që kanë humbur dikë në luftë kundër jush. Ne vetëm duam drejtësi dhe dëshirojmë rikthimin e të pagjeturve” përfundon teksti i vendosur nëpër ueb faqe.

Nga domeni .gov mund të kuptoni se bëhet fjalë për ueb faqe shtetërore, përkatësisht qeveritare.

Gjersa po shkruhet ky artikull ueb faqet e sulmuara si www.gimnazija.mod.gov.rs, www.airserbia2009.vs.rs, vazhdojnë të kenë në ballinën e tyre logon e “Albanian Hackers”.

(Source: pcworld.al)

Exclusive: Hackers Talk of EULEX Web Attack

Kosovo Hackers Group, KHG, placed a double-headed eagle, the symbol of Albanians, on EULEX’s website late on Friday.

“You cannot sell our country back to Serbia. We, Kosovo’s youth, are tired of all the lies. EULEX signs agreement to destroy the future of Kosovo,” was posted on www.eulex-kosovo.eu.

One of the KHG hackers, nicknamed Hitman, told Balkan Insight that the act was a protest against EULEX’s plan to sign a controversial agreement with Serbia.

"Kosovo authorities have invited EULEX here to help us, to help the people, and not to sign agreements with Serbia harming the interest of the people," he said.

EULEX intends to sign a protocol with Serbia’s Interior Ministry to exchange information on cross-border serious crime. The agreement is seen as a technical requirement for Serbia to join the EU visa-free zone, but is also said to be important for EULEX’s dealings with organised crime in Kosovo’s north.

This protocol has been rejected by Kosovo authorities, which claim that the mission is not mandated to sign such agreements on Kosovo’s behalf.

Kosovo Hackers Group is a virtual group of young hackers who have hacked into several websites leaving political messages. In their last attack, they defaced the websites of Serbia’s President and Serbia’s ministry of energy.

In an exclusive interview with Balkan Insight, one hacker told how it took him and his teammates just 15 minutes to bring down the website of EULEX.

EULEX officials said they are aware of the attack. Karin Limdal, EULEX’s spokeswoman, said: “We’re doing everything we can to restore the website.”

Although the message has now disappeared, visitors to EULEX’s website could view only its homepage on Saturday.

(Source: balkaninsight.com)

Hakersat kosovare sulmojne web-in e Vidic

Hakersat kosovare shenjestrojne serish faqet e internetit te sportisteve serbe me emer ne bote.

Kete here “pre” eshte bere fqaja zyrtare e mbrojtesit te Manchester United, Nemaja Vidic. Web-i zyrtar i lojtarit serb eshte sulmuar nga grupi i njohur virtual “Kosova Hackers Group”. Ne faqen e mbrojetesit ata kane shkruar “United States of Albania” por edhe “Liverpool Champion” e “Viva Republic of Kosova”.

Vitin e shkuar, “Kosova Hackers Group” sulmoi faqet e tenisteve serbe Jelena Jankovic e Ana Ivanovic por edhe nje numer te madh faqesh te institucioneve zyrtare te Beogradit.

(Source: top-channel.tv)

Kosovo, Serb Hackers Fight Cyber War

A group of hackers from Kosovo defaced the website of Serbia’s ministry of energy on Thursday in a payback strike for a similar intervention on the website of Kosovo’s energy ministry by Serb hackers earlier this week.

"United States of Albania" and “Don’t play if you don’t know the game”, were the messages displayed in red and black colours on the page of the Serbian energy ministry, hacked by the self-proclaimed Albanian and Kosova Hackers Group. “Oops!!  you got owned , This is our revenge.”

“Our best regards to CoNsT,” was another message put in the defaced site, referring to the Serbian hackers that broke into Kosovo government servers on Wednesday and changed the website of the energy ministry and statistical office.

“You’ve been hacked” and “Merry Christmas” were the messages put in by the hackers, referring to that day’s celebration of Serbian Orthodox Christmas. The Serbian government and most Serbs reject the independence declaration by Kosovo’s Albanian majority last February.

Sources in Kosovo’s ministry of public services told Balkan Insight that government servers are permanently being attacked by hackers, but this was the first time that important websites were altered.

According to Kosovo bloggers, the latest hacking attack might herald another round of  ‘cyber-war’ between the two rival groups.

(Source: balkaninsight.com)

KHG sulmon faqet e tenisteve serbe

Faqet e internetit të dy tenisteve më të mira serbe, Jelena Jankoviq dhe Ana Ivanoviq, janë sulmuar nga Kosova Hackers Group!.

Në faqet e këtyre dy tenisteve është paraqitur paralajmërimi se ato janë marrë përsipër nga hakerët nga Kosova.

Në faqen e Ana Ivanoviq administratorët kanë reaguar shpejt dhe kanë vendosur lajmërimin se ueb-faqja e saj së shpejti do të lëshohet sërish.

Muajve të fundit Kosova Hackers Group! ka sulmuar një varg faqesh të internetit në Serbi.

(Source: telegrafi.com)

Hackers strike again

kosova hackers group

Kosovo Albanian hackers which have been attacking websites from various countries in the region over the past few months have claimed its latest victim – Belgrade Nikola Tesla Airport. Earlier this year the website of Montenegro Airlines was paralysed for weeks, its content replaced with Albanian flags and slogans such as “Free Kosovo”, alluding to the disputed region still formally a part of Serbia. Belgrade Airport has reported that yesterday, in the morning hours, the Kosova Hackers Group (KHG) attacked the website with timetables and airport information replaced with various texts about the “Republic of Kosovo” and Albanian unity. Belgrade Airport was unable to stabilise the entire situation as many parts of its website were left blank yesterday. Today the website is once again working as per usual. The group also attacked the popular portal “Serbian Cafe” and various ministry websites.

Earlier in the year Montenegro Airlines was attacked and its webpage unusable for weeks. Although the airline announced an entirely new look web page it is yet to publish it although it is expected to be online early next year.

(Source: exyuaviation.blogspot.com)